Google ADS

Çokollatë e zezë apo me qumësht? Çfarë tregon shija për karakterin e një femre

10:46 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Çokollata është kënaqësi e veçantë për një femër. Është një ëmbëlsirë që vështirë se do t’i rezistonim, dhe përherë gjejmë një justifikim për ta shijuar sado pak. Është e shijshme, e butë dhe thuajse sensuale, teksa shkrihet.
Pa dyshim që është një zgjidhje e mirë për ato çaste kur e mbështetur në divan, merr një copë të vogël, mbyll sytë dhe ndjen shihej e saj teksa shkrihet në gjuhë.

Rrallë herë ndodh që një femër të mos pëlqejë çokollatën, e vetmja gjë që i dallon është nëse e duan çokollatë të errët (të zezë) apo me qumësht.

E në fakt kur bëhet fjalë për këtë shije, atëherë në varësi të preferencës vihen re edhe disa tipare të karakterit, pëlqimeve, sjelljeve apo edhe mendimeve të tyre, shkruan “Elite Daily”.

JA KU DALLON NJE FEMER QE PELQEN COKOLLATEN E ZEZE NGA AJO QE PELQEN COKOLLATEN ME QUMESHT

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pëlqejnë romancën; ato me çokollatën me qumësht i çokollatave pëlqejnë flirtimet.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan libra për Ditën e Shën Valentinit; ato me çokollatën me qumësht duan bizhuteri.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan të ulen afër një oxhaku me zjarr; ato me çokollatën me qumësht dashuruar duan të shkojnë në spa.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan romanca që zgjasin në kohë; ato me çokollatën me qumësht dashurohen me puthjen e parë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan të ikin në male; ato me çokollatën me qumësht duan të shkojnë në plazh.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë të ndërgjegjshëm për shëndetin; ato me çokollatën me qumësht janë më të lirshëm.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pëlqejnë të racionalizojnë; ato me çokollatën me qumësht mendojnë si të kënaqen.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë lexojnë poezi; ato me çokollatën me qumësht lexojnë revista.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë sensuale; ato me çokollatën me qumësht janë shumë të qeshura.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pinë verë të kuqe; ato me çokollatën me qumësht pinë verë të bardhë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë bëjnë plane; ato me çokollatën me qumësht bëjnë takime.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë preferojnë klasiken; ato me çokollatën me qumësht preferojnë modernen.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë shkojnë në Paris; ato me çokollatën me qumësht shkojnë në Venecia.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë gjithmonë të pasura; ato me çokollatën me qumësht pëlqejnë të shpenzojnë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë misterioze; ato me çokollatën me qumësht kanë tendencë të jenë më shumë “ajo që shihni tek unë, është ajo që do merrni”.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë të rafinuara; ato me çokollatën me qumësht janë rebele.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë me të vërtetë shumë të mira kur ju e doni atë; ato me çokollatën me qumësht janë të mira çdo herë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë për dashuri të thellë; ato me çokollatën me qumësht janë për atë që lind me një shkëndijë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë plot natyralitet; ato me çokollatën me qumësht janë të mbushura me dashuri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme