Coca Cola po e zëvendëson Coke Zero me një tjetër pije (FOTO)

09:11 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Nëse e doni shumë pijen Coca Cola Zero, më mirë do të ishte të ndaloni së bëri këtë sepse Coca Cola është duke e hequr qafe këtë pije.

Coke Zero do të zëvendësohet nga një pije tjetër pa sheqer që do të quhet “Coca Cola Zero Sugar” ka bërë të ditur kompania.

Pija e re ka pasur sukses në 25 dyqane rreth botës, duke përfshirë këtu ato të Evropës, Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, transmeton arbresh.info.

Muajin tjetër, pra në gusht, pija do të shfaqet edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara.

Cili është dallimi mes Coke Zero dhe Coca Cole Zero Sugar?

Ato janë të dyja alternativa pa sheqer mirëpo thuhet se pija e re do të ketë shije më të ngjashme me origjinalin e Coca Cola-s.

Po ashtu, edhe sa i përket pamjes së paketimit, Coca Cola Zero Sugar do ta ketë atë më të ngjashëm me Coca Cola origjinal derisa Coke Zero paketohej në shishe të zezë./Arbresh.info.

screenshot_1

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme