Google ADS

Cilët muskuj duhet t’i ushtroni së bashku?

22:54 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Shumica e personave shkojnë në palestër në orën 17:00 – pra në kohën kur palestra është e mbushur plot sepse vetëm atëherë gjejnë kohë.

Por kjo ua kufizon atyre ushtrimet të cilat i bëjnë, dhe kjo shkakton problem serioz sepse përfitimet janë më të vogla, transmeton Telegrafi.

Suksesi i një sesioni ushtrimor varet në aftësinë për t’i ushtruar së bashku grupet e përputhshme të muskujve, gjë e cila rezulton në aktivizim të më shumë fibrave muskulor.

Ekspertët e fitnesit thonë se njëri nga gabimet më të mëdha që e bëjnë njerëzit në palestër është ushtrimi i dy grupeve të mëdha të muskujve në të njëjtën rutinë.

P.sh., nëse bëni ushtrime të këmbës dhe shpinës në të njëjtën ditë, ju do të harxhoni shumë energji dhe pasi ta përfundoni grupin e parë të muskujve (p.sh. këmbët), ju nuk do të mund ta ushtroni me të njëjtin intensitet grupin e dytë të muskujve (shpinën).

Më poshtë i keni kombinimet më të mira të grupeve të muskujve, të cilat iu sigurojnë që sesionet tuaja ushtrimore të jenë sa më efektive.

– Gjoks, shpatulla dhe triceps

– Shpinë, biceps dhe muskujt e barkut

– Këmbë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme