Edhe pse linjat ajrore bëjnë përpjekje për të mbajtur aeroplanët e pastër, flotat e mëdha nuk arrijnë që të pastrojnë secilin detaj.
Kjo gjendje dërgon në pyetjen që secili nga ne parashtron. Cilat janë vendet më të papastra në aeroplan?
Sipas një studimi të kryer nga mikrobiologët, tabakatë e ngjitura pas karrigeve janë vendi që preket më se shumti nga bakteret, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, vend i papastër është butoni mbi tualet, por mikrobiologët kanë arritur të bëjnë edhe listën e vendeve të papastra.
E para nuk do t’ju habisë. Vendi më i papastër ne aeroplan janë tualetet dhe lavamanët që gjenden në banjo.
Përafërsisht rreth 50 pasagjerë e përdorin tualetin dhe sipas mikrobilogëve, tualeti është një nga vendet më të papastërta në aeroplan, shkruan Drexel Medicine, përcjell arbresh.info
Profesionistët e kujdesit shëndetësor këshillojnë që në aeroplan të mos preken as fletushkat dhe as peshqirët e tualetit. Në vend të kësaj ata sugjerojnë që pasagjerët të përdorin peshqir letre edhe kur prekin rubinetin.
Sipas Drexel, një tjetër zonë që duhet shmangur janë pjesa e pasme e karrigeve. Studiuesit kanë ardhur në përfundim që në pjesën e pasme të karriges bakteret mund të mbijetojnë deri në një javë.
E treta gjë që duhet shmangur janë revistat.
“Nëse dëshironi të kaloni kohën duke shfletuar një revistë, së pari duhet të mendoni se sa njerëz para jush e kanë prekur atë revistë”, shkruan Drexel./arbresh.info
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Anal...
Vullneti – Gjestit: Nuk jam gazetar, jam Vullneti
Xheneta tregon vështirësitë me ish të fejuarin
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...