Juan Pablo Escobar, djali i bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobar, për shumë vite jeton në Argjentinë me një emër të ti.
Që nga publikimi i serialit “Narcos”, djali i tij është ekspozuar më shumë në publik, duke dhënë detaje rreth fiksionit dhe realitetit të përdorur në serial, transmeton portali arbresh.info
Ai në njëfar forme e ka pranuar se babai i tij ka qenë poaq i tmerrshëm sa edhe shfaqet në serial, por ai nuk është pajtuar me skenën e fundit të vrasjes.
Sipas djalit të Eskobarit, babai i tij u vra nga një e shtënë me sSig Sauerin e tij, që mbante 14 plumba për armiqtë dhe një për vete.
Pas serialit “Narcos” shumë njerëz i kanë shkruar djalit të Pablo Escobar dhe kanë kërkuar që të ndihmojnë në luftën kundër trafikimit të drogës.
Pablo Escobar është akuzuar për vrasjen e 4 mijë personave. Në kulmin e suksesit të tij, në vitin 1989, revista Forbes e quajti atë njëriun më të pasur në botë. Këtë pozitë ai e arriti duke kontrolluar 80 përqind të tregut të kokainës dhe 30 përind shitjes së armëve.
Pas vdekjes së Escobar, djali i tij u zotua që do të “luftontë trafikantët e drogës”.
Në vitin 2004, Juan Escobar, i njohur ndryshe si Sebastian Marroquin, botoi një libër me kujtimet e babait.
Në mes të shumë rrefimeve, kishte detaje edhe për mafinë italiane.
Sebastian tregon kur në vitin 1990 fluturoi drejt Milanos për të parë ndeshjen e kupës botërore. Ndryshe nga djali, Pablo Escobar nuk kishte qenë asnjëherënë Itali, por që ia kishte dalur të ishte model i mafizoëve atje.
Ishte pikërisht Toto Riina që shikoi strategjitë kriminale të Escobarit me shumë admirim.
Masakrat e Capaci dhe Via d’Ameglio në vitin 1992 e kishte iluminuar atë rreth përdorimit “inteligjent” të bombave, të cilat ishin përdorur edhe në Kolumbi.
Riina ishte njëri prej “kumbarëve” më të tmerrshëm në historinë e mafisë. U burgos në vitin 1993, pasi i shpalli luftë shtetit. U dënua me burgim të përjetshëm mbi akuzat për dhetëra vrasje./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...