2021 është padyshim viti që kriptovalutat kishin një hov të madh. Kjo atmosferë pozitive ka bërë që çmimi i Bitcoin të shkonte në 70,000 dollarë, ndërkohë që Ethereum po bëhet më i pranuar në sistemin financiar.
Të dyja monedhat janë të njohura gjerësisht, por në SHBA këtë vit amerikanët në kërkimet e tyre në Google, sipas gjetjeve të hulumtimit të “The Advisor Coach” në vendin e parë kishin një tjetër.
Sipas hulumtimit, në 23 shtete amerikane, kriptomonedha më e kërkuar në Google, ishte Dogecoin, një monedhë që filloi të qarkullonte në vitin 2013. I dyti në kërkim është Bitcoin, i treti Ethereum.
Dogecoin mori një nxitje të madhe nga postimet në llogarinë e tij personale në Twitter të CEO-s së Tesla, Elon Musk. “Interesi i fortë mund t’i atribuohet pjesërisht mbështetjes së Elon Musk, i cili në fillim të këtij viti tha se Tesla do të pranonte Dogecoin si një metodë pagese” thuhet në raport. /abcnews
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit