Çifti me sindromen Down: Gjëja më e bukur është të duash dhe të të duan

17:40 | 2 Janar 2017
Arbresh.info

Janë të dy me sindromen Down dhe i thanë “po” njëri-tjetrit, për një jetë të lumtur bashkë. Polly dhe Joe janë takuar para 8 vitesh, ku të dy ishin studentë në një kolegj në Sussex, Britaninë e Madhe. Ata kanë publikuar te “Daily Mail”, fotot e ditës së tyre magjike ku kishin të ftuar 200 persona.

Çifti gjithmonë dëshironte që t’i bënte gjërat zyrtare, për këtë arsye organizuan ceremoninë. Gjithashtu, Polly me publikimin e fotografive të dasmës, dëshiron që historia e tyre të ndihmojë edhe të tjerët që janë njësoj si ata. “Gjëja më e bukur është të duash dhe të të duan”, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se dëshiron që historia e saj të prekë zemrat e të tjerëve.

“Pjesa më e bukur ishte kur thamë “po”, kur shkëmbyem unazat dhe kërcyem”, ka treguar nusja. /shekulli

https://www.facebook.com/GazetaShekulli/videos/10154016258756836/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme