Një çift i dashuruar ka hyrë në histori si çifti i parë që është martuar në Territorin Britanik Antarktik.
Tom Sylvester dhe Julie Baum u kurorëzuan të rrethuar nga pinguinët dhe malet e rrethuara me borë.
Udhëzuesit polarë të guidave turistike kishin ftuar 20 kolegët e tyre që jetojnë dhe punojnë në rajonin e largët.
Çifti e filloi festimin dy ditor në ishullin Adelaide nën temperaturën 10 gradë celcius.
Veshja e Julie kishte një temë shumë të veçantë Antarktike pasi fustani i saj ngjyrë i bardhë dhe portokalli ishte i realizaur nga një tendë.
Jo vetëm fustani ishte qepur me dorë por edhe unazat prej bronzi që bëri Tomi.
“I dua malet me borë dhe kaloj shumë kohë në vende të mahnitshme me njerëz të mrekullueshëm,”-u shpreh 34-vjeçarja.
Ndërsa Tom tha: “Gjithmonë dëshironim një ceremoni shumë private dhe të vogël. Por kurrë nuk e kishim imagjinuar se do të martoheshim në një vend kaq të largët të Tokës”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...