Çifti hap dhuratën misterioze të dasmës, 9-të vjet më vonë, ja çfarë gjen (FOTO)

08:29 | 9 Shtator 2016
M. A.

Të gjithë janë kurriozë për letrat misterioze. Disa do të donin ta hapnin menjëherë, mirëpo të tjerë kanë fuqinë që ta ruajnë për kohën e duhur.

Një çift nga Michigan’i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin martuar në shtator të vitit 2007, shkruan Metro.

Në mesin e dhuratave të tyre, Kathu dhe Brandon Gunn, kishin marrë një dhuratë nga halla e saj Alison, dhe në zarfin e dhuratës shkruhej: “Mos e hapni deri në grindjen tuaj të parë”.

Pavarësisht se ata kishin pasur shumë grindje e përplasje dyersh në mes tyre gjatë martesës, Kathy ka thënë se letra kishte mbetur e pahapur për 9-të vjet.

Mirëpo së fundmi, ata po flisnin për dhuratën e dasmës që do t’iu bënin miqve të tyre, dhe u kishte rënë në mend se ata vet kishin një të tillë që nuk e kishin hapur dhe e mban in në dollap.

Vetëm pas 9-të vitesh, ata kishin vendosur ta hapnin dhuratën e hallës.

Në të kishte një shënim dhe disa para.

Kathy’t i kërkohej që me paratë të blinte një lloj ushqimi që e pëlqenin të dytë dhe të përgatiste një banjë të ngrohtë për çiftin.

Kurse Brandon’it, i kërkohej që të blinte lule dhe një shishe verë të kuqe. Kathy ka thënë se kjo dhuratë, edhe pse e pahapur për një kohë aq të gjatë, u ka mësuar atyre për tolerancën, mirëkuptimin, kompromisin dhe durimin.

dhurata-1_1473379380-5549202 dhurata-3_1473379400-4242194 dhurata-2_1473379388-400441

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme