Vizita e fshehtë e Che Guevarës në Shqipëri në 1960-ën, detajet e saj dhe përse u realizua në fshehtësi të plotë?
Me kë u takua revolucionari, për sa kohë Enver Hoxha nuk e priti? Përse çdo dokument është shuar? Dëshmitë e gjalla të njeriut që e priti dhe shoqëroi në Tiranë.
Si u stërviten ushtarakisht apo studiuan në Shqipërinë komuniste Kabila i Kongos, Lula i Brazilit, Abu Jihad i Palestinës apo Omar Bongo i Gabonit…
Në aeroport për ta pritur u dërgua Zeqir Agolli, i cili asokohe mbante një post të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme.
Zeqir Agolli tregon se si e transportoi nga Rinasi në Kryeministri, aty ku zhvilloi një takim me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu. Me udhëheqësin Enver Hoxha, Che Geavara nuk u takuan, zbulon ish-zyrtari i regjimit.
Në një prononcim në dokumentar, ai shprehet: “Unë kam qenë drejtor politik në Ministrinë e punëve të Jashtme për Evropën. Më merr në telefon Kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, më thirri në zyrë. Më tha: Do të shkosh në aeroport të presësh dy ushtarakë kubanezë. Merre veturën dhe ik”.
“Shkova në aeroport, ishte linja ajrore hungareze, Tiranë – Budapest dhe viçeversa. Erdhi avioni me dy ushtarakët. I pari menjëherë më ra në sy: Bereta e famshme e Che Geavarës. U binda që ishte Che Geavara”, tregon ai, sot 96-vjeç.
“Nuk bëmë muhabet fare se unë spanjisht s’dija. Flas 5 gjuhë por jo spanjishten. Ata nuk folëm fare në makinë, i vumë prapa në makinë, unë te shoferi. Mbërritëm në kryeministri, në atë kryeministri që është edhe sot. Edhe shkuam takuam Mehmet Shehun. U përqafuan edhe u ulën. Filluan bisedën se ç’u bisedua s’e di se ata flisnin spanjisht, unë spanjisht nuk dija. Ndenjën dy orë”.
“Enver Hoxhën nuk e ka takuar për këtë jam i bindur. Vetëm Mehmet shehun. Asnjë njeri tjetër nga udhëheqja, Enver Hoxha s’merrej me gjëra të tilla, se unë Enver hoxhën e njoh më mirë nga të tjerët, Enver Hoxha ka ndenjur 9 muaj në shtëpinë time”
Më tej, Zeqir Agolli tregon edhe dhuratën që i bëri Mehmet Shehu-Che Guevaras pas takimit dhe më tej strehimin në një shtëpi rezidencë që i ishte konfiskuar një familjeje të pasur dibrane.
“Në fund të kur u ngritën, shoku Memhet i dha një automatik special. U gëzua shumë Che Guevara, e përqafoi Mehmetin për automatikun. Edhe më tha Mehmeti ku ta çonja. Edhe i çova unë. Sa mbërrimë në shtëpi nga ai nga gëzimi i madh nuk priti fare dhe u shtri në qylym, jo në qylym por në avlli që ishte pasanik ai, ishte shtetëzuar shtëpia. Dhe filloi të bënte ‘të të të’ si automatik”.
“Che Guevara nuk ka dalë nga shtëpia, vetëm të nesërmen në mëngjes që shkova e mora unë dhe e përcolla deri në aeroport. Tani natën, është takuar gjë Mehmet Shehu prapë me ata apo jo, unë nuk e di. Në mëngjes prapë me urdhër të Mehmet Shehut, shkova i morra, mbetën shumë të kënaqur”.
Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...