Gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në mirëqenien e njeriut pasi jo vetëm lëhtëson procesin e eleminimit të toksinave nga trupi, por e ndihmon atë të pushojë, rregullon ritmin kardiak dhe atë frymëmarrjes.
Kjo është arsyeja që vitet e fundit është bërë objekt i studimeve të ndryshme, ku ndër më të rëndësishmit përmendim studimet e profesor Chris Idzikowski.
Ky i fundit i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjuhës së trupit (komunikimit jo-verbal) dhe ka arritur në konkluzionin që pozicionet gjatë gjumit janë shumë përcaktuese për karakterin e një njeriu. Në ilustimin e mësipërm gjeni katër pozicionet më të përhapura të të fjeturit dhe shpjegimet e tyre përkatëse:
1.Pozicioni i parë njihet ndryshe si pozicioni i ushtarit, trupi është i shtendosur dhe fjetja bëhet me shpinë. Jeni persona shumë të rezervuar, të ndrojtur dhe introversë. E keni të vështirë të punoni në grup, mendoni se duke qenë vetëm mund të jepni më të mirën tuaj.
2.Figura e dytë i ngjan formës së një fetusi ndaj dhe ky lloj pozicioni të fjeturi njihet ndryshe si pozicioni i fetusit. Thuajse 41% e femrave flenë në këtë mënyrë duke nënkuptuar në mënyrë indirekte nevojën për mbrojtje. Jeni persona të ndjeshëm, të brishtë, por sakaq socialë dhe miqësorë.
3.Nëse jeni nga ata njerëz që flenë njëlloj si fotoja e tretë (pozicioni i trungut) janë të shumta gjasat që të jeni një lider në të ardhmen. Jeni mendjehapur, socialë, punëtorë dhe shumë të vendosur në çdo gjë që bëni. Nuk hiqni dorë lehtë nga ëndrrat tuaja.
4.Pozicioni i katërt është pozicioni i rënies së lirë, thuajse 7% e njerëzve në botë flenë në këtë mënyrë duke përqafuar nënkresën. Jeni shumë energjikë dhe të paparashikueshë. Urreni monotoninë dhe jeni gjithmonë në kërkim të avneturave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...