Nëse jeni përdoruese e buzëkuqit, e keni të njohur këtë fakt- pa marrë parasysh sa mundoheni që ta mbani formën e buzëkuqit të barabartë, për disa arsye, buzët e juaja gjithmonë krijojnë një formë të caktuar në buzëkuq.
Të rrumbullakët? Konkave? Diagonale? Të gjithë ne i kemi format tona ndërsa tani, një studim tregon se çfarë tregon forma për personalitetin tuaj.
Të rrumbullakët
Kjo formë tregon se jeni e butë dhe e dashur. Nëse nuk keni skaje të egra rreth buzëkuqit tuaj, d.t.th se jeni fanse e madhe e bukurisë dhe harmonisë. Ngjyra juaj është ajo rozë.
Konkave
Nëse buzëkuqi juaj krijon pellg në mes, kjo do nënkuptonte se jeni një vajzë miqësore dhe aventureske. Me siguri jeni shpesh në lëvizje dhe nuk dëshironi të jeni në përputhje me normat.
Diagonale
Jeni ambicioze dhe përplot me pasion? Me siguri i takoni llojit të femrës me buzëkuq diagonal. Me sa duket, nëse maja e buzëkuqit është e rrëpirë atëherë ju jeni tip që synon lart dhe përpiqet me çmos për t`ia arritur qëllimit. Ngjyra juaj e preferuar është e kuqja.
Me majë
Maja në qendër të buzëkuqit tregon se jeni me vetëbesim dhe ju pëlqejnë sfidat. Keni personalitet të guximshëm dhe gjithmonë jeni personi që i planifikon fundjavat me mikeshat. Ngjyra juaj është e kumbullës.
E rrafshët
Bërthama e rrafshtë e buzëkuqit tregon për femër të ëmbël dhe të butë, por edhe të ndershme dhe të sinqertë. Jeni e njohur si person i besueshëm dhe për kujdesin që tregoni për të tjerët./Arbresh.info/
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...