Sytë mund të flasin shumë mbi personalitetin e një personi. Përmes syve ju mund të dini nëse personi tjetër është duke flirtuar me ju, është person i sinqertë apo edhe nëse është duke u gënjyer.
Sytë njihen si pasqyra e shpirtit tonë dhe ndonjëherë janë udhëzim për një dimension tjetër, shkruan portali arbresh.info
Por ngjyra e syve, mund të jetë edhe kodi sekret që tregon se kush jemi ne, se cili është personaliteti ynë.
Sytë e zi
Personat me sy të zinjë kanë koncentrim të thellë. Njerëzit që kanë sytë e zinjë të thellë, janë shumë të rrallë dhe shpeshherë thuhet që edhe njerëzit që kanë sytë kafe të errët konsiderohen si njerëz me sy të zinjë. Njerëzit me sy të zinjë konsiderohen si njerëz të besueshëm dhe në fëmijërinë e tyre konsidrohet të kenë qenë të turpshëm. Gjatë kohës së pleqërisë, ata fokusohen në financa dhe sigurinë emocionale. Persona me sy të zinjë, gjithashtu njihen si persona të dashur dhe më shumë u pëlqen që të flasin për gjëra të përgjithshme, sesa për njerëzit tjerë.
Sytë kafe
Njerëzit me sytë ngjyrë kafe janë njerëzit më të zakonshëm në botë. Personat që kanë këtë ngjyrë të syve njihen si besnikë, të pavarur dhe aventurierë. Këto cilësi i bëjnë njerëzit më sytë ngjyrë kafe liderë të mirë, sepse ata shfaqin fuqi dhe vetëbesim. Një cilësi tjetër që i dallon personat me sytë ngjyrë kafe është dëshira për elegancë, pavarësisht rastit. Ata konsiderohen si përsona shumë të dashur, sepse shpesh ia dalin që t’i bëjnë të tjerët të qeshin.
Sytë ngjyrë lajthi
Janë një kombinim mes të kaltërtës, të gjebërtes dhe ngjyrës kafe. Është shumë e vështirë që të dallohen kjo ngjyrë, pasi ka shumë nuanca. Njerëzi që kanë këtë ngjyrë të syve, thuhet se mërziten shpejt dhe nuk janë të qëndrushëm në lidhje të gjata. Personat me sytë ngjyrë lajthi, konsiderohen si persona gjuhë gjatë, flasin më shumë se mendojnë, të mprehtë dhe të paparashikueshëm. Megjithatë, cilësia e tyre e mirë është se ata duan të shmangin konfliktet.
Sytë e kaltërt
Ngjyra e kaltër konsiderohet si ngjyra më unike e syve. Personat me sy të kaltër në fillim janë shfaqur para 10 mijë viteve dhe kushdo që ka këtë ngjyrë të syve, ka një lidhje me stërgjyshërit. Njerëzit me sy të kaltër nuk kanë shumë koncentrim, ndërsa disa kultura i cilësojnë sytë e kaltër si mallkim, ndërsa në disa kultura tjera besohet se largon syrin e keq. Njerëzit që kanë këtë ngjyrë të syve janë shumë atraktivë. Këtyre persona mund tu besohet, sepse janë strateg të mirë të mendimeve.
Sytë gri
Ngjyra e syve gri konsiderohet të jetë e lidhur gjenetikisht me ngjyrën e kaltërt, por nuk janë të njejtë. Shkencëtarët besojnë se njerëzit me sytë gri lindin me ngjyrë të kaltër të syve, por me kohë ngjyra ndyshon dhe u kthehet në gri. Kjo ngjyrë lidhet me moshën e pleqërisë, prandaj besohet se njerëzit që kanë këtë ngjyrë të syve janë të butë dhe të mençur. Besohet se njerëzit me sy gri janë persona të qetë, shumë të pastër dhe u pëlqen që të pastrojnë shtëpinë.
Sytë e gjelbërt
Rreth 2 për qind e njerëzve në botë kanë sytë e gjelbërt. Përderisa kjo ngjyrë e syve është e rrallë, njerëzit janë të fiksuar që ta pëlqejnë atë. Njerëzit me sy të gjelbërt konsiderohen si persona të gjallë dhe janë të qëndrueshëm në lidhje. Gjithashtu ata shquhen si persona mistikë dhe magjikë, por ata konsiderohen të jenë më xhelozë se personat që kanë ngjyrë tjetër të syve./Arbresh,info
Moscertifikimi i Listës Serbe, Peci: Vendimi i KQZ-së nuk mu...
Ishte i pranishëm në meçin Fury – Usyk, Maresca koment...
Qipro goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda
“Grinçi i Krishtlindjeve”, Gjesti ua prish dhuratat banorëve...
Ronaldo sfidon të ftohtit, shpërndanë video duke u larë në t...
Hamza uron Krishtlindjet: Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të...