Nëse deri para pak vitesh rrjetet sociale përdoreshin me qëllimin e vetëm argëtimin, njohjen me njerëz të rinj e komunikimin, tani është shndërruar në një platform që gjeneron miliona të ardhura!
Mjafton të kesh një llogari tënden, fansa dhe ide kreative! Nëse deri më tani keni menduar se të fitosh onlinë është e vështirë, mendoni këtë rast për të cilin do të shkruajmë më poshtë ! Një shtatë-vjeçar ka fituar mbi 22 milion dollar në më pak se një vit vetëm duke publikuar video në kanalin e tij të Youtube-it.
Ryan ToysReview është kanali i fëmijës 7-vjeçar, ku publikohen videot e tij tek vlerëson lodrat e ndryshme për fëmijët. Ai sigurohet ta përditësojë hapësirën e tij online dhe videoy arrijnë më shumë se 1 milionë klikime brenda pak ditëve.
Të ardhurat e Ryan, të cilat nuk përfshijnë taksa apo tarifa për avokatët janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
I pyetur nga NBC se përse fëmijët shohin videot e tij, Ryan tha: “Sepse jam argëtues dhe komik.” Kanali u krijua nga prindërit e tij në vitin 2015 dhe videot kanë marrë pothuajse 26 miliardë klikime.
Në listën e publikuar nga Forbes, i dyti renditet Jake Paul, pasuria e të cilit është vetëm 500 mijë dollarë më pak se e Ryan.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...