Google ADS

Çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

10:18 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

A jeni pyetur ndonjëherë pse në rini keni bërë një përzgjedhje aq të keqe të partnerëve, ndoshta do t’ju qetësojë fakti se fotografia e “mashkullit të përsosur” ndryshon me kalimin e viteve.

Hulumtimet kanë treguar se mosha juaj mund të ndikojë rreth asaj se çfarë karakteristikash dëshironi te partneri. Studimet po ashtu, kanë zbuluar se me kalimin e viteve femrat zgjedhin më shumë.

Dr. Sesilia D’Feliçe, psikologe dhe eksperte, ofron këshilla dhe thotë: “Është natyrale që sa më e pjekur të jetë femra, shija e saj u përshtatet gjërave të reja”. Pra, çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

Vitet: 18 – 24

Femrat e reja kërkojnë mashkullin me të cilin mund të lavdërohen para miqve. Rreth 47% e të anketuarave thonë se nuk do të argëtohej me partnerin, i cili nuk do t’u pëlqente shoqeve. Po ashtu, femrat në këtë moshë pëlqejnë meshkuj më atraktivë fizikisht dhe më shumë përcaktohen për meshkujt me ndërtim më të mirë fizik sesa vetë ato. Presin që të kenë shije të njëjtë në përzgjedhjen e filmave, librave, muzikës, transmeton Telegrafi.

Vitet: 25-34

Me fillimin e ndërtimit të karrierës, femrat e kësaj periudhe kohore fillojnë të zgjedhin në bazë të planeve afatgjate, por edhe më tutje “bien” karshi’ dukjes fizike të mashkullit. Tërheqja seksuale në këtë fazë është më e rëndësishme se kurrë. Të qenit ambicioze po ashtu është pjesë shumë e rëndësishme, ndërsa që dy të tretat e të anketuarve mendojnë se kjo është karakteristika bazë e mashkullit të dëshiruar.

Vitet: 35-44

Në periudhën kohore kur dëshirojnë të “ngulin këmbë në një vend”, femrat duken më të interesuara për meshkuj më të moshuar. Rreth 73% e femrave të anketuara do të dëshironin të kenë partnerin, i cili është së paku pesë vjet më i moshuar se ajo. Vetëm 1% e femrave kishin pranuar të jenë me mashkullin, i cili nuk di të gjendet mirë në shoqëri.

Vitet: 45-54

Stabiliteti është qëllimi kryesor, prandaj 95% e tyre kërkojnë një partner pranë të cilit do të ndihen të sigurta. Gjetja e një mashkulli me të ardhura të majme është më i rëndësishmi për këtë grup femrash. Gjatë këtyre viteve femrat zgjedhin më shumë, por shpeshherë hyjnë në lidhje me meshkuj më të rinj.

Më të moshuara se 55 vjeçe

Më vonë, në jetë, për femrat me rëndësi është që të kenë një mashkull inteligjent, me të cilin ndajnë ndjenja të ngjashme të sensit për humor. Mirëpo, kriteret edhe më tutje vazhdojnë – në fakt, femrat më të moshuara se 55 vjeçe zgjedhin me shume se kurrë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme