Në shoqërinë japoneze heqja e çorapeve në pragun e derës është një çështje respekti dhe higjiene. Kurse fqinjët tanë të largët finlandezë i heqin edhe në shkollë. Sipas tyre ky zakon, i cili vlen si për nxënësit dhe mësuesit, është lloj vazhdimësie e qetësisë mendore shtëpi-shkollë.
Kurse në Shqipëri, heqja e çorapeve ndodh për dy arsye: ose i keni bërë pis dhe mamaja ju ka ndaluar të hyni në kuzhinën e larë ose jeni thjesht një kokëfortë i lindur që nuk do të mbathë çorape. Ajo që nuk dini është se qëndrimi në shtëpi këmbëzbathur mund të ketë shumë efekte pozitive në organizmin tonë. Shkenca vazhdon të na suprimojë si gjithmonë.
Hulumtimet e ndryshme kanë provuar që të qëndruarit këmbëzbathur në shtëpi riaktivizon qarkullimin e gjakut në këmbë dhe ndihmon që ato të jenë sa më pak të fryra.
Elektronet që përshkojnë trupin tonë arrijnë të neutralizojnë radikalet e lira që veprojnë në indin lidhor të këmbës. Në këtë mënyrë ulet mundësia e shfaqjes së ndonjë inflamacioni.
Kur ecni këmbëzbathur, ushtrohet presion në të gjitha fijet nervore të lidhura me organe të ndryshme të trupit. Ky është një lloj masazhi natyral që ju ndihmon të jeni më të qetë. Këshillohet të bëhet kryesisht mbi bar. Një ushtrim shumë i mirë edhe për fëmijët tuaj apo jo?
Një studim i bërë në University of Arizona ka treguar që në çorape mblidhen thuajse 400 lloje të ndryshme bakteresh, të cilat më pas bëhen burim për infeksione të ndryshme. Heqja e çorapeve ndihmon lëkurën e këmbës të ajroset dhe të hidratohet.
Shënim : Mjekët rekomandojnë të ecni ose qëndroni 30 minuta këmbëzbathur çdo ditë. Mos e teproni në të kundërt rrezikoni shëndetin tuaj./living.al
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...