Çfarë ndodh nëse përplasen me njëri-tjetrin dy yje të mëdhenj? Me siguri një shpërthim i fuqishëm dhe shumë gaz e nxehtësi në hapësirë dhe përveç kësaj, edhe një sasi e madhe ari.
Shkencëtarët kanë kapur momentin e përplasjes së dy yjeve 130 milionë vite dritë larg nesh dhe rezultati është një sasi gjigante ari, me një masë totale disa herë më të madhe se masa e Tokës.
Përplasja është kapur nga superdetektorët e vendosur në Uashington dhe Luiziana të Shteteve të Bashkuara nga ai që njihet si Ligo, ose “Laser Interferometer Gravitational-Ëave”, transmeton tch.
Pikërisht zbulimit të këtyre valëve u shkoi edhe çmimi Nobel për fizikën këtë vit.
Valët gravitacionale përshkruhen si tërheqje dhe shtrëngime që ndodhin në materialin hapësirë-kohë, kur objekte të mëdha marrin shpejtësi. Deformimi i hapësirës, që rezulton nga shkrirja e dy vrimave të zeza, u diktua fillimisht nga laboratori amerikan “Ligo” dy vite më parë, gjë që shënoi edhe pikën kulmore të një kërkimi shumëdekadësh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...