Mundësia që të goditesh nga një rrufe në një ditë me shi është 1 në 12 mijë. Mesatarisht 500 persona në vit goditen nga rrufeja, ndërsa 90 për qind e tyre mbijetojnë.
Por, çfarë përjeton një person që goditet nga rrufeja?
Rrufeja është në të vërtetë një shkarkesë elektrike me shpejtësinë e dritës dhe një fuqi prej 300 kilovolt, pothuajse sa ajo e një reaktori bërthamor.
Kur një rrufe godet tokën, ajo lë një gjurmë plazme që ndriçon qiellin. Praktikisht ajo që shohim ne është një zigzag drite.
Vijat Lichtenberg
Janë shenja që mbeten në lëkurë kur goditemi nga një rrufe. Kjo ndodh në raste të lehta.
Ato janë enët e gjakut, të cilat janë bërë të dukshme pasi nëpër to ka kaluar elektriciteti.
Por nëse një rrufe godet njeriun dhe përshkon të gjithë trupin e tij, atëherë mund të shkaktohen plagë të rënda ose djegie të shkallës së tretë.
Flokët dhe rrobat mund të marrin flakë. Nëse personi i goditur ka në trup objekte metalike si varëse apo piercing, rryma kalon në to duke i tejnxehur. Kjo mund të shkaktojë djegien e lëkurës. Nëse rryma shkon deri në fund të këmbëve, mund të çajë edhe këpucët.
Në disa raste ndodh që zhurma që pason vetëtimën të dëmtojë daullen e veshit, duke shkaktuar deri edhe humbjen e dëgjimit.
Një prej viktimave të rrufesë e ka përshkruar këtë përvojë si “pickimi i njëmijë bletëve në të njëjtën kohë”.
Menjëherë pas goditjes, viktima mund të pësojë ndalim të zemrës, një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga ky fenomen.
Goditja mund të shkaktojë edhe ndalim të frymëmarrjes. Nëse rryma godet në pjesën e kafkës, mund të ndodhë procesi i njohur si “pjekja e trurit”, e cila çon në dëmtim të përhershëm të trurit ose në koma. Në rastet më të lehta të kësaj natyre, pasojat mund të jenë paraliza.
Por nuk mbaron me kaq.
Pas goditjes nga një rrufe, një njeri mund të përballet gjatë gjithë jetës me disa komplikacione neurologjike, të cilat shkencëtarët nuk kanë ditur t’i shpjegojnë deri tani.
Pasojat mund të jenë ndryshime në personalitet, çrregullime të humorit dhe humbje kujtese. Mund të ndodhë që personi në fjalë të vuajë nga dhimbjet kronike dhe dridhje të ngjashme me ato të Parkinsonit.
Në disa raste, goditja nga rrufeja mund të çojë në zbulimin e supertalenteve. Neurologu Berit Brogaard i Universitetit të Majamit ka përshkruar rastin e një kirurgu ortoped, i cili pasi u godit nga rrufeja, zhvilloi nevojën e të mësuarit të pianos.
Ai filloi të kompozonte muzikë, të cilën thoshte se kishte filluar ta dëgjonte në kokën e tij që pas goditjes. Pak muaj pas kësaj ngjarjeje, ai braktisi profesionin dhe u bë muzikant.
Sipas teorisë së Brogaard, vdekja e qelizave për shkak të goditjes nga rrufeja çon në një rilidhje të neuroneve, e cila mundëson akses në zona ku më përpara nuk ka qenë e mundur. Por këto janë rastet më të rralla.
/ Shekulli Online /
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...