Ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni veten përse sa herë që hipni në avion, ndihmësit gjatë fluturimit ju kërkojnë menjëherë telefonin ose t’i vendosni në modalitetin airplane?
Madje ka raste kur personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ju e keni fikur ose jo telefonin. Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik.
Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë. Sigurisht kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë disa prej këtyre rregullave do të ndryshojnë. Në disa linja të njohura ajrore ju tani mund të komunikoni me telefonata me video edhe nëse jeni duke fluturuar.
Megjithatë, edhe nëse teknologjia arrin të përsoset saqë mund të komunikoni lirisht duke qenë në avion, kjo nuk është ide shumë e mirë pasi do të prishni qetësinë e të tjerëve dhe do të krijohet një rrëmujë e panevojshme dhe shumë e bezdisshme për të gjithë pasagjerët.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave