Pavarësht ngjyrës së tyre, llojit: të drejtë apo kaçurrela, prerjes apo gjatësisë, flokët janë një element shumë i rëndësishëm i shprehjes së stilit dhe personalitetit të një femre.
Zakonisht thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, ndaj kur vini re një rënie masive të tyre shumë prej jush ndihen keq shpirtërisht. Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur. Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale.
Të lodhura nga ky problem, aq më tepër që tani ka filluar sezoni i plazhit dhe flokët tuaja mbulojnë peshqirin e plazhit apo shezlonin, Living ju propozon një maskë shumë interesante. Qepa është një ndër ato perime që me siguri nuk mungon në shportën e ushqimeve pasi i jep një shije speciale sallatërave, gjellës, byrekut etj. Por, qepa mund të përdoret edhe në flokë. Pikërisht siç e lexoni, qepë dhe leëng qepe në flokë. Ajo përmban komponime sulfurike, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit që ndikon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe përbërës antiinflamatorë që luftojnë rënien e flokëve.
Merrni një qepë të vogël ose gjysmë qepe dhe grijeni imët, bashkojeni me vaj kokosi dhe me ndihmën e dy duarve vendoseni në gjithë skalpin. Masazhoni flokët për 10 minuta dhe mbuloni kokën me peshqir për disa orë. Në qoftë se nuk ju duket praktik ky trajtim, mund të kaloni dy qepë të vogla në frulator dhe dy lugë gjellë vaj kokosi. Aplikoni më pas masën e formuar në gjithë gjatësinë e flokut dhe mbështillini. Lani kokën si zakonisht, duke e krehur paraprakisht dhe thajeni natyralisht. Ky veprim duhet përsëritur rreth një muaj derisa të vini re vetë rezultatet e para.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...