Memoriali i vendosur në brigjet e Danubit në Budapest është me të vërtetë prekës. Ka shumë njerëz që përgjatë shekujve kanë qenë viktima të qeverive të egra, ku shumë prej tyre kanë humbur dhe jetën në mënyrë mizore.
Megjithatë marrja e jetëve në mënyrë të padrejtë mund të përkujtohet edhe në një mënyrë të tillë, që mund t’ju duket e pazakontë.
Pikërisht edhe memoriali i titulluar “Këpucët në brigjet e Danubit” është realizuar si një vepër arti dhe vjen në kujtim të shumë hebrenjve të vrarë në këto brigje.
Ky memorial është i përbërë nga shumë lloje këpucësh, duke aluduar edhe mbi faktin se disa prej tyre mund të jenë të personave që kanë humbur jetën në atë ngjarje tragjike.
E realizuar si një vepër arti ju do të shihni se në këto brigje janë vendosur këpucë për femra, çizme për burra, madje dhe këpucë për fëmijë të vegjël. Kjo tregon se gjatë asaj masakre janë vrarë njerëz të të gjitha moshave pa përjashtim.
Vendosja e tyre në brigjet e Danubit është bërë për vetë faktin se pas vrasjes trupat e viktimave janë hedhur të gjitha në lumë.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër