Rrezatimi ultra-vjollcë i Diellit shkakton humbjen e ngjyrës madje edhe në Tokë dhe pasi që Hëna nuk ka atmosferë, flamujt janë të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të fortë, ndërsa eksperti për Hënë Pol Spudis shpjegon se disa prej tyre ndoshta edhe janë dezintegruar.
“Amerika ka hequr dorë nga hulumtimi në Hënë dhe flamujt në të janë zbehur. A nuk është kjo ironike?”, thotë Spudis në tekstin e publikuar në revistën “Smithsonian Air&Space”.
NASA po punon në dërgimin e astronomëve në thellësi të gjithësisë, por ka hequr dorë nga programi i Hënës.
Megjithatë, Ilon Mask planifikon që vitin e ardhshëm të dërgojë në rrugë rreth Hënës dy turistë. Aktualisht, pesë ekipe po garojnë për shpërblimin Google Lunar X Price dhe po tenton të dërgojë në sipërfaqen e Hënës robotë, të cilët mund të dërgojnë incizime të rezolucionit të lartë në Tokë.
Ai i cili arrin të ketë sukses në këtë do të shpërblehet me katër milionë dollarë, transmeton KosovaPress.
Ndoshta ky do të jetë rasti më i mirë që dikush prej tyre të incizojë edhe flamujt amerikanë, dhe atëherë do të dihet përfundimisht se çfarë ka ndodhur me ta./Arbresh.info/
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim