Duke e skanuar trurin e qindra vrasësve, një studim i fundit ka arritur të gjejë ndryshime të qarta në anatominë e trurit të një personi vrasës.
Sipas Medial News, vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 17.250 vrasës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse janë mbajtur studime të tilla më herët, gjithsesi ato nuk kanë arritur të gjejnë ndryshime të mëdha në trurin e personave vrasës. Për dallim, studimi I fundit I publikuar në revisten “Brain Imaging and Behavior” ka arritur të mbushë zbrazëtitë që kanë mbetur nga studimet e mëparshme për këtë ceshtje.
Në këtë studim shkencëtarët kanë përfshirë persona me sjellje psikotike dhe me ndonjë sëmundje tjetër psiqike. Sipas studimit, truri I vrasësve ka një mungesë të dalluar të funksionimit te disa regjioneve sic është korteksi prefrontal, cerebellumi, korteksi posterior dhe masa e himtë e trurit. Këto regjione janë përgjegjëse për kontrollimin e sjelljes, socializimin dhe procesimin e ndjenjave apo emocioneve.
Gjithashtu është vërejtur se këta persona për shkak të funksionimit të dobët të disa regjioneve të trurit kanë mungesë të emaptisë, emocioneve dhe nuk mund të marrin vendime të drejta. Autorët tregojnë se ky studim shpjegon edhe një herë rëndësinë e mirëqenies së trurit të njeriut.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet