Nëse diçka shkon keq gjatë një misioni në Mars apo në Hënë, çfarë do të ndodhte me trupin e astronautit? Si duhet të sillet pjesa tjetër e ekuipazhit?
Që nga fillimi i epokës së eksplorimit në hapësirë, 18 persona kanë gjetur vdekjen në kozmos, ku 14 prej tyre kanë qenë të NASA-s. Me një kthim në Hënë dhe mbi të gjitha me misionet në Mars, fati tragjik i kozmonautëve mund të rritet. Por sa mund të rrojë një njeri në boshllëkun e hapësirës përpara se të vdesë? Çfarë do të ndodhte me trupin e të ndjerit? Edhe pse NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore, për momentin nuk kanë një protokoll zyrtar për këto situata, ekzistojnë disa skenarë që po studiohen edhe pse jo zyrtarisht astronautët janë trajnuar. Këto janë disa nga trajnimet kryesore.
Dërgoje në Tokë
Është ndoshta zgjidhja më e logjikshme. Nëse një kozmonaut vdes, mund ta dërgoni në tokë më ngarkesën e parë të furnizimeve. Kjo është e mundur vetëm për disa misione. Anijet hapësinore nuk kanë në fakt hapësirë të nevojshme për transportin e një kufome, për të mos përmendur këtu edhe kontaminimin e astronautëve të tjerë, ku rreziku është shumë i lartë. Nëse marrim parasysh udhëtimin në Mars, do të duheshin të paktën 3 vjet, që kufoma të kthehej në tokë. Fatmirësisht, astronautët arrijnë në Stacionin Internacional Hapësinor (ISS), shëndoshë e mirë.
Konservohet tek kostumi hapësinor
Nëse një mikormeteor do të godiste një astronaut gjatë shëtitjes në hapësirë, do të mjaftonin 15 sekonda që ai të humbte vetëdijen. 10 sekonda nga ekspozimi në vakum, do të bënte që gjaku dhe uji i trupit të avullonte. Trupi do të fryhej si një tullumbace dhe mushkëritë do t’i shpërthenin. Në këto momente, trupi duhet të dërgohet në dhomën e posaçme të anijes kozmike. Trupit nuk duhet të nxirret nga kostumi, për të shmangur rrezikun më të të rëndë: atë të çlirimit të aromave të pakëndshme apo kontaminimit të ekuipazhit dhe ambientit ku ata rrinë. Trupi duhet të konservohet në dhomat që quhen ‘airlock’ deri sa të gjendet mundësia që ta dërgojnë kufomën në Tokë.
Trupi mund të ngrijë ose digjet
Një zgjidhje alternative mund të jetë djegia e trupit direkt në hapësirë. Në vitin 2005 NASA ka porositur një studim tek një agjenci suedeze që do të merret me funeralet ekologjike. Teknika parashikonte ngrirjen e trupit të kufomës dhe pastaj djegien në copa të vogla të trupit të ngrirë. Kjo bëhet gjithashtu që hiri të dërgohet më pas në tokë. Nëse në tokë përdorim lëng azoti për të ngrirë trupin, në hapësirë është e nevojshme që trupi të futet në një qese, duke e ekspozuar atë në vakum për një orë nga një krah robotik që më pas do të fillonte reduktimi i peshës trupore. Kështu nga një trup që peshon 90 kg, ju do të merrni 22 kg hi të ngrirë.
Varrim në boshllëk
Trupi i një astronauti mund të lihet edhe në vakumin e hapësirës. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk është se kanë klauzola për të mos ndotur hapësirën. Por nëse i vendos një raketë të vogël trupit të pajetë, ai do të ndjekë orbitën e stacionit dhe pastaj do të kalojë në atmosferë, por i copëtuar. Në rastin e udhëtimit ndërplanetar, rreziku është shumë i gjatë. Udhëtimi drejt Marsit, do të ngjajë më shumë se një varrezë e zymtë.
Varrosja në Mars
Varrosja e trupave të atyre që nuk ia dalin në Mars, padyshim që do të ishte një praktikë më thjeshtë se sa pritja me vite të tëra për kthimin e eshtrave në Tokë. Por kjo metodë do të rrezikonte kontaminimin e Marsit me baktere nga trupat e dekompozuar. Djegia e trupit dhe më pas varrosja e mbetjeve në këtë planet mund të ishte një zgjidhje me e pranueshme.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...