Çfarë i ndodh trupit, nëse pini ujin e detit?

20:30 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Trupit të njeriut i nevojitet uji për të mbijetuar.

Ujin e detit trupi i njeriut nuk është në gjendje ta përpunojë. Nëse rastësisht pini ujë deti, kjo nuk lë pasoja në shëndet, por nëse pini më shumë, mund të shkaktojë dehidrim serioz.

Efektet e padëshiruara shpejt shfaqen. Këto efekte janë goja e thatë dhe të rrahura të shpejta të zemrës.

Pastaj shfaqet edhe shtypje e ulët e gjakut, marramendje dhe dhimbje të kokës, që po ashtu janë shenja të dehidrimit. Kjo gjendje mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, përfshirë helmimin e edhe vdekjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme