Google ADS

Çfarë i bën marihuana trupit dhe mendjes tuaj

22:35 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Përcaktimi zyrtar i marihuanës si një ilaç dhe që në shumicën e rasteve përdoret pa ndonjë përshkrim mjeksor, është shumë i vështirë për t’u studiuar.

Megjithatë, një numër i madh i hulumtimeve dhe raportimeve kanë bërë lidhjen e marihuanës me disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve dhe ndihëm që sjell në forma të caktuara te pacientët me epilepsi, transmeton portali arbresh.info

Por studimet e shumta sugjerojnë që konsumimi i tepërt i marihuanës vret qelizat e trurit dhe nuk lejon rigjenerimin e tyre, ndërsa shtojnë se pas një kohe konsumimi të gjatë, ajo sjell edhe lodhja e eshtrave që lidhet më pas me dridhjet e duarve dhe të këmbëve.

Studimi shton se konsumimi i marihuanës krijon ndjenën e euforisë dhe shpejton ritmin e zemrës.

Marihuana ndikon në ekuilibrin tuaj, pasi ndikon në dy zona të trurit që ndihmojnë në rregullimin e ekuilibrimit, koordinimit, reagimit dhe sjelljes.

Megjithatë, studiuesit nuk kanë arritur të gjenë nëse konsumimi i marihuanës shkakton depresion, sepse sipas tyre njerëzit që vuajnë nga depresioni janë të prirur të pijnë duhan.

Por ata shtojnë se konsumimi i shpeshtë i marihuanës krijon ankth. Në të njëjtën kohë, ka mënyra se marihuana mund të dëmtojë performancën atletike duke ndikuar në koordinimin dhe motivimin ose duke zbutur procesin e rimëkëmbjes natyrore të trupit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme