Konsumimi i një apo dy gotave birrë pas punës është pjesë e pandashme e rutinës ditore të britanikëve, njësoj sikurse konsumimi i çajit me ndonjë biskotë.
Por, ndryshe nga kjo e fundit, alkooli mund të shpijë në vdekje të parakohshme, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2016, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ishin shënuar 7327 vdekje të ndërlidhura me konsumimin e alkoolit, ku meshkujt janë 55 për qind më të prirë të vuajnë nga sëmundje të ndërlidhura me alkoolin sesa gratë.
Sipas Dr. Luke James, studimet tregojnë se mbi e treta e njerëzve konsumojnë më shumë alkool sesa sasia e rekomanduar brenda jave.
Ekspertët bëjnë të ditur se është normale t’i shijoni disa gota birrë herë pas here, megjithatë duhet të synoni që shumicën e netëve të javës t’i keni pa alkool.
Cilat janë efektet afatgjata të konsumimit të alkoolit?
Konsumimi i tepërt i alkool përgjatë një periudhe të gjatë kohore mund t’i shkaktojë mbi 60 probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundje të gojës, fytit, stomakut, mëlçisë, kancerin e gjirit, shtypjen e lartë të gjakut, dhe depresionin.
Veç këtyre, alkooli e dobëson edhe sistemin e imunitetit dhe eshtrat.
Alkooli ndikon edhe në shtimin e peshës sepse përmban një numër të madh të kalorive. P.sh., vetëm një gotë verë përmban 159 kalori – sa gjysma e një hamburgeri.
Si ta dini nëse jeni duke konsumuar më shumë se ç’është e rekomanduar?
Sipas udhëzimeve momentale, asnjë njeri nuk duhet të konsumojë më shumë se 14 njësi alkool në javë.
Një njësi alkool është e barabartë me 25ml uiski, me një të tretën e një gote 0.5l birrë dhe sa gjysma e një gote 175ml verë.
Pra nëse ju pëlqen vera, ju nuk duhet t’i konsumoni më shumë se shtatë gota verë në javë dhe jo më shumë se 5 gota birrë në javë.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion