Google ADS

Çfarë fati, shikojeni si i shpëton vdekjes ky 60 vjeçar

13:45 | 28 Janar 2017
Arbresh.info

Një udhëtar 60 vjeçar në një urban të Nju Jorkut ka parë vdekjen me sy, kur një kamionçinë çau mes përmes mjetin ku ai po udhëtonte.

Herbert Barry, 60, vjeç ishte i ulur me kurriz në ulëse, kur mjeti me shpejtësi të madhe u fut mes për mes autobuzit duke e përplasur atë në anën tjetër.

Videoja tregon momentin e tmerrshëm të ngjarjes, por fatmirësisht udhëtari u tregua i shkathët. Ai ia hodhi me një këmbë të thyer dhe dëmtime të tjera trupore.

Shoferi i kamionçinës shtypi gazin në vend të frenave, duke shakktuar këtë aksident.

Numri i të plagosurve nga aksidenti ishte tetë, por asnjë me dëmtime serioze për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme