Çfarë është stuhia diellore që mund të godasë së shpejti Tokën

11:22 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Një qiell më ngjyrë të kuqe në jeshile, pajisje elektronike që dalin jashtë funksionit, e tërë kjo situatë e paimagjinueshme për ne mund të vijë si pasojë e një stuhie diellore.

Kjo stuhi diellore, mund të jetë e ngjashme me atë të vitit 1859, kur u bllokua komunikimi telegrafik në të gjithë botën. Po mund të jetë akoma më e rëndë, shkruan Roger Dube në “The Conversation”. Profesori i shkencës në Rochester Institute of Technology tregon se çfarë mund të ndodhë nëse një stuhi e kësaj natyre godet planetin. Stuhitë diellore mund të lëshojnë miliarda protone dhe elektrone në një sferë plazme të tejnxehur në sistemin diellor. Ndodh që 1 në 20 nga këto sfera të drejtohen drejt orbitës së Tokës.

Nga pikëpamja shkencore, një stuhi diellore ndodh kur një shpërthim magnetik në shkallë të gjerë, shkakton nxjerrjen e një mase në sipërfaqen e Diellit. Kjo lëshon në atmosferën e diellit grimca të ngarkuara me shpejtësi shumë të madhe. Grimcat më të rëndësishme, protonet, mund të ecin me shpejtësi sa 1/3 e asaj të dritës, pra 100 mijë km në sekondë.

Me këtë shpejtësi, atyre do t’u duhen vetëm 30 minuta për të mbërritur në Tokë. Ato duhet të kalojnë në magnetosferë, që mbron Tokën nga grimca të tilla. Pasi hyjnë në këtë shtresë, ato drejtohen në linjat e fushave magnetike në mënyrë të tillë që të arrijnë të hyjnë në atmosferë pranë Polit të Veriut dhe atij të Jugut. Nëse stuhia diellore është e përmasave të vogla, pasoja do të jetë e ngjashme me stuhinë e vitit 1989, e cila la pa energji për rreth 9 orë 6 milionë njerëz në Kanada. Por nëse stuhia është e madhe, pasojat në Tokë do të jenë të tilla; pa energji, ujë dhe internet për vite të tëra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme