Çfarë është “sindroma e bukuroshes së fjetur”?

09:31 | 15 Nëntor 2016
Arbresh.info

Një 37-vjeçare nga Kanadaja vuan nga një çrregullim i rrallë i gjumit që e bën të flejë 22 orë në ditë dhe përsëri ndihet e lodhur.

Heather Reed është diagnostikuar para dy vitesh me sindromën Kleine-Levin, e njohur ndryshe si “sindroma e bukuroshes së fjetur”.

Pesë vite më parë mjekët zbuluan se kishte sëmundjen encefalomielit mialgic, që shkakton lodhje të vazhdueshme

Ka ditë që ajo fle rreth 12 orë, por në disa ditë sëmundja e saj përkeqësohet aq shumë sa i duhet të flejë 22 orë.

Përgjatë 7 viteve betejë me lodhjen ajo ka humbur punën dhe jetën e saj sociale.

“Ka një impakt shumë të gjerë në jetën time. Më duket vetja si fantazmë”, tregon Heather.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme