Çfarë është metoda “30-30-30” që ju ndihmon të keni shëndet më të mirë

22:47 | 5 Korrik 2024
R J

Kur bëhet fjalë për rregullat e ndryshme që qarkullojnë si për të ruajtur peshën ideale të trupit, nivelin e sheqerit në gjak apo më shumë energji gjatë përditshmërisë, ka plot të tilla

Biologu Gary Brecka ka nisur prej kohësh të prezantojë metodën “30-30-30” që duket të jetë e vlefshme për shëndetin tuaj në përgjithësi.

Sipas tij, ndjekja e kësaj metode mund t’ju ndihmojë të menaxhoni sheqerin në gjak, të mbani nën kontroll peshën dhe të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës.

Çfarë është kjo metodë?

Kjo metodë është shumë e thjeshtë, por e shpjeguar me fjalë të tjera do të thotë që ju të hani, 30 gramë proteina brenda 30 minutave të para pasi të zgjoheni, e cila më pas pasohet nga 30 minuta ushtrime.

“Më pëlqen që ky rregull po i nxit njerëzit të bëjnë ushtrime të përditshme dhe të kenë një sasi të konsiderueshme proteinash në mëngjes,” thotë nutricionitja Christy Brissette.

Marrja e proteinave në mëngjes është diçka e mirë, sepse kjo i jep trupit energji që përthithet më mirë para stërvitjes.

Cilat janë përfitimet e metodës “30-30-30”?

Shumica e njerëzve i kursejnë proteinat në mëngjes, por në fakt ato duhet të konsumohen para fillimit të ditës sepse japin ndjesinë e ngopjes. Proteina ndihmon me ndjenjën e ngopjes, por kur ato kombinohen me yndyrë dhe karbohidrate, ky lloj regjimi ushqimor bëhet më i vlefshëm për personat që kanë aktivitet fizik, në palestër apo natyrë duke ndihmuar në ndërtimin e muskujve dhe rritjen e fuqisë metabolike.

Cilat janë rreziqet?

Nevojat e njerëzve për proteina ndryshojnë dhe jo të gjithë kanë nevojë ose mund të përthithin 30 gramë proteina. Disa njerëz mund të kenë dhimbje stomaku nëse kanë shumë proteina dhe mandej, stërviten menjëherë.

“Kur hani, trupi juaj dërgon gjak në stomak për të ndihmuar me tretjen”, shpjegon Brissette.

“Nëse jeni duke ushtruar në atë kohë, gjaku do të lëvizë në muskuj, duke bërë që tretja të ndodhë më ngadalë. Kjo mund të çojë në fryrje ose dhimbje stomaku.”

A mund t’ju ndihmojë të humbni peshë?

Shpesh, kur njerëzit përpiqen të humbin peshë, ato kilogramë që janë marrë me kalimin e viteve, nuk mund të shkrihen menjëherë. Kjo nuk është mënyra se si funksionon trupi, por nëse vendosni ta ndiqni këtë metodë duhet të prisni për të parë rezultate të prekshme.

A duhet të provoni metodën “30-30-30”?

Nëse jeni të interesuar ta provoni, nutricionistët thonë se rreziqet janë relativisht të ulëta. Nëse jeni persona që zgjoheni herët në mëngjes dhe nisni dietën me një vakt të shëndetshëm, kjo metodë është e duhura për ju, citon Anabel.

Sidomos 30 minuta stërvitje që rrit shumë qëndrueshmërinë dhe energjinë për fillimin e ditës. Por, nëse humbja e peshës është qëllimi juaj kryesor, çdo trup është i ndryshëm dhe asnjë plan nuk mund të garantojë se do të ulni plotësisht kilogramët që ju doni./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme