Google ADS

Çfarë e vrau Napoleonin? Studimi i ri ka një përgjigje të çuditshme

01:30 | 13 Maj 2021
Trina Galanxhi

Udhëheqësi ushtarak dhe perandori i Francës vdiq më 5 maj 1821, në ishullin e largët të Atlantikut, Shën Helena, ku ai ishte në arrati për gjashtë vjet.

Përderisa autopsia e përmendi kancerin e stomakut si shkakun e vdekjes së tij, së fundmi janë shfaqur teori që thonë se Napoleoni u helmua, transmeton portali arbresh.info

Studiuesi i biokimisë Parvez Harris ka një teori të re se Napoleoni u helmua me vajra esencialë nga aroma e tij e preferuar.

Gjeniu ushtarak përdorte vajra esencialë çdo ditë, dhe hulumtimet kanë treguar se vajrat thelbësorë të përdorur në prodhimin e aromave ndonjëherë mund të ndikojnë në punën e gjëndrave endokrine dhe të shkaktojnë tumore.

Napoleoni ishte një promovues i shkëlqyeshëm i vajrave esencialë me aromë, të cilët së pari u bënë komercial në viti 1792. Në atë kohë, vetëm të fuqishmit dhe njerëzit e pasur mund të blinin nga ato.

Edhe pse Napoleoni nuk i pëlqente mjekët dhe shmangte ilaçet, ai ishte i bindur për përfitimet shëndetësore të vajrave esencialë.

Sipas Harris, Napoleoni për 20 vjet lahej duke përdorur vajra esencialë dhe mbante shishet plot me parfum edhe gjatë fushatave ushtarake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme