Një pjesë e shkakut duket se varet nga testosteroni, që vepron në trurin e tyre gjatë jetës së hershme të fetusit. Ekspozimi në mitër e “mashkullizon” trurin – duke i dhënë atij veti të caktuara, përfshirë edhe identitetin seksual si të një mashkulli, si dhe një preferencë për modele loje që përfshijnë kontaktin fizik, madje edhe lojëra e luftës.
Në përmbledhje, prirja e trurit mashkullor është për të formuar lidhje me meshkuj të tjerë (p.sh. bandat e rrugës), të njihet dhe identifikohen me grupe, t’i mbrojë këto grupe kundër të tjerëve, dhe të konkurrojnë me ta për vlerat monetare. Përbërja hormonale e një djali të ri dhe mënyra se si truri i tij maturohet, rrisin së bashku ndjeshmërinë e tij ndaj fanatizmit, një shembull ekstrem i lidhjes, dhe e bëjnë atë të prirur për të marrë veprime të rrezikshme në emër të grupit të tij.
Nga Xho Herbert
Të rinjtë janë veçanërisht të përcaktuar të bëhen fanatikë. Çdo diktator, guru, udhëheqës fetar, e di këtë. Fanatikët kanë një ndjenjë e madhe të identitetit në bazë të një shkaku (një fe) ose një komuniteti (bandës, ekipit), dhe një lidhje të ngushtë e të veçantë me anëtarët e tjerë të atij grupi. Ata do të rrezikojnë të plagosen, të humbin apo edhe vdesin për shkak të grupit të tyre. Ata i konsiderojnë të gjithë të tjerët si të jashtëm, apo edhe armiq. Por pse kaq shumë prej tyre janë djem të rinj?
Në një botë të shteteve-kombe, të rinjtë zhvilluan luftërat që formuan shumicën e vendeve. E njëjta gjë vlen edhe për fiset, fshatrat dhe fraksionet. Djemtë e rinj kanë cilësi që i specializojnë ata për këtë funksion thelbësor. Ata identifikohen lehtësisht me grupin e tyre. Formojnë lidhje të ngushta me anëtarët e tjerë të saj. Janë të prirur për të ndjekur një udhëheqës të fortë.
Kjo është arsyeja pse meshkujt e rinj, janë kaq të pambrojtur ndaj ndikimeve mjedisore, si kultura mbizotëruese në të cilën ata jetojnë, dhe pse tërhiqen aq lehtë nga udhëheqësit karizmatikë ose mënyra e jetesës që premton anëtarësimin e grupeve të kufizuara me objektivat dhe vlerat rreptësisht të përcaktuara.
Ata pëlqejnë të marrin në sy rreziqe në emër të grupit të tyre – dhe zakonisht e nënvlerësojnë rrezikun që përfaqësojnë këto rreziqe. Në rast se nuk i kanë këto veti, ata do të jenë më pak të gatshëm për të shkuar në luftë, dhe për këtë arsye më pak të aftë për të përmbushur një nga rolet e tyre thelbësore sociobiologjike. Po pse të rinjtë janë kështu?
Një pjesë e shkakut duket se varet nga testosteroni, që vepron në trurin e tyre gjatë jetës së hershme të fetusit. Ekspozimi në mitër e “mashkullizon” trurin – duke i dhënë atij veti të caktuara, përfshirë edhe identitetin seksual si të një mashkulli, si dhe një preferencë për modele loje që përfshijnë kontaktin fizik, madje edhe lojëra e luftës.
Ne e dimë këtë, pasi vajzat e ekspozuara ndaj niveleve anormale të testosteronit gjatë kësaj kohe tregojnë sjellje të ngjashme, por me disa ndryshme. Në moshën e pjekurisë, ka një tjetër rritje të testosteronit që vepron në këtë tru tashmë të përgatitur:kjo jo vetëm që zgjon seksualitetin, por inkurajon strategji të ndryshme për të konkurruar për një partner – duke përfshirë përdorimin e agresionit dhe sjelljen që merr në sy rrezikun.
Por testosteroni është larg nga të qënit faktori i vetëm në krijimin e një fanatiku. Testosteroni vepron në një pjesë të lashtë të trurit, sistemin limbik. Ky duket shumë i ngjashëm si tek primatët e tjerë si shimpanzetë, dhe është lehtësisht i identifikueshëm tek minjtë. Por kjo pjesë e trurit të njeriut është e rregulluar me një shtesë më të fundit:lobin frontal, që gjendet prapa ballit tuaj.
Përdorimi folklorik njeh rëndësinë e tij: ata që ne i quajmë njërëzit ‘intelektualë’, zakonisht kanë ballin e gjerë (dhe supozohet se kanë lobe të mëdha ballore).
Midis funksioneve të tjera, lobet ballore janë të rëndësishëm për personalitetin, ndërveprimet sociale – dhe maturinë. Dëmtimi i tyre rezulton në sjellje të këqija dhe të papërshtatshme sociale, si dhe mungesën e gjykimit. Ç’është më e rëndësishmja, lobet frontale të meshkujve “nuk piqen plotësisht deri në fund të të 20-tave të tyre, ndërsa ato të grave piqen më herët.
Kjo është një pjesë e trurit shumë reaktive e ndërgjegjes sociale, dhe e sjelljes ndaj njerëzve të tjerë. Stereotipi i një të riu – me zë të lartë, i rrezikshëm, i paarsyeshëm, agresiv (por edhe antikonformist dhe kësisoj inovativ) – mund të jetë njëra nga pasojat. Kështu, ndërsa është një avantazh evolucionar për një grup në tërësi, një kombinim i testosteronit të shfrenuar dhe një lobi ballor të papjekur, shpjegon gjithashtu se pse të rinjtë pëlqejnë të marrin në sy rrezikun dhe pse ata janë të përcaktuar drejt fanatizmit. Natyrisht, jo të gjithë të rinjtë, madje edhe më fanatikët, bëhen terroristë.
Të rinjtë nuk janë të gjithë njëlloj. Rezultatet e ndryshme, mund të jenë pasojë e faktorëve të ndryshëm socialë. Shumë terroristë vijnë nga një prejardhje kriminale apo nga një jetë plot mungesa. Ne e dimë se një fëmijëri e lënë pas dore ose abuzive, mund të rezultojë në sjellje antisociale ose devijante më vonë në jetë. Mjedisi social i një individi, sidomos në fillim të jetës, mund të ketë pasoja afatgjata të sjelljes së tij të mëvonshme.
Ne po fillojmë të mësojmë diçka rreth asaj, se si këto kushte mund të shkaktojnë ndryshime të vazhdueshme apo edhe të përhershme në tru, por deri më tani s’mund të bëjmë shumë për zhbërjen e tyre. Ne i quajmë “pikopatë” njerëzit që kanë mospërfillje ndaj marrëdhënieve normale njerëzore, duke lënë të kuptohet se ata kanë ngjarje jonormale (patologjike) në “psikologjinë” e tyre (mendje).
Ne gjithashtu e dimë se ka njerëz të cilët zhvillojnë tipare gjenetike jonormale në rrafshin shoqëror (autizmi është një shembull) pavarësisht nga edukimi. Ne nuk i njohim anomalitë e sakta në tru, që janë përgjegjëse për këto simptoma. Megjithatë, natyra e tyre – sjellja sociale dhe ndër-personale anormale – bëjnë përgjegjës lobin frontal, edhe pse mund të jenë të përfshira zona të tjera të trurit.
Statusi social çmohet nga meshkujt e shumë specie kafshësh, përfshirë edhe njerëzit. Disa nga primatët jo-njerëzorë kryesojnë renditjen e dominimit të qartë. Statusi më i lartë i jep akses në rritje tek ushqimi, strehimi dhe pasja e partnereve. Ai është i bazuar kryesisht në nivelet fizike, dhe meshkujt luftojnë ose kërcënojnë njëri-tjetrin për të përcaktuar pozicionin e tyre relativ.
Kjo sigurisht ndodh edhe tek njerëzit.
E megjithatë truri i njeriut ka zhvilluar sisteme të tjera të klasifikimit, duke përfshirë edhe ato të bazuara tek paratë, të lindurit apo ndonjë aftësi teknike. Zhvillimi i armëve ka reduktuar varësinë tonë nga forca muskulare, por theksuar tipare të tjera si vrazhdësia, trimëria dhe udhëheqja. Brenda grupeve fanatike, ka shumë konkurrencë për të treguar cilësitë që rrisin kreditet e një anëtari në raport me të tjerët në grup.
Kjo mund të jetë veçanërisht tërheqëse për ata që në pjesën tjetër të jetës, kanë pak arsye për të menduar se i përkasin një rangu të lartë. Pra aktet terroriste apo agresive mund të kryhen për të provuar vlerën e një anëtari, dhe për të tërhequr llojin e vëmendjes, që në rastin e kundërt do të qe e pamundur. Kjo është një mënyrë moderne për të kënaqur një nevojë biologjike të lashtë, për respektin që individët meshkuj kanë ndaj vdekjes.
Në përmbledhje, prirja e trurit mashkullor është për të formuar lidhje me meshkuj të tjerë (p.sh. bandat e rrugës), të njihet dhe identifikohen me grupe, t’i mbrojë këto grupe kundër të tjerëve, dhe të konkurrojnë me ta për vlerat monetare. Përbërja hormonale e një djali të ri dhe mënyra se si truri i tij maturohet, rrisin së bashku ndjeshmërinë e tij ndaj fanatizmit, një shembull ekstrem i lidhjes, dhe e bëjnë atë të prirur për të marrë veprime të rrezikshme në emër të grupit të tij.
Truri i njeriut ka shpikur kategori shtesë të identitetit në dukje të panjohur tek speciet e tjera, duke përfshirë ato që bazohen tek besimet e përbashkëta ose këndvështimet etike.
Sot, identiteti është gjithnjë i bazuar mbi besimet. Truri i madh i njeriut ka bërë të mundur shpikjen e armëve; këto u kanë dhënë fanatikëve mjete gjithnjë e më efektive për arritjen e qëllimit primitiv të dominimit, përmes terrorizimit të të tjerëve. Rruga drejt fanatizmit do të ndikohet nga gjenet e një mashkulli, përvojat e tij të hershme, hormonet, pjekuria ose elementët e tjerë të trurit të tij, si dhe konteksti social në të cilin ai e gjen veten.
Të gjitha këto mund të rezultojnë në një gjendje të trurit që ne e etiketojmë si fanatizëm, një mutacion i rrezikshëm i një roli që është biologjikisht i domosdoshëm për të rinjtë. Detyra jonë është të njohim cilat mund të jenë gjendjet e trurit, si krijohen ato, dhe nëse është e mundur t’iu kundërvihemi atyre.
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...