Google ADS

Çfarë do të ndodhë nëse Mbretëresha do të tërhiqet nga froni?

10:42 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Në moshën 91-vjeçare, nuk ka dyshime që Mbretëresha Elisabetë ta marrë në konsideratë dorëheqjen nga froni. Tani që bashkëshorti i saj, Princ Filip është tërhequr nga daljet publike, të gjithë i kanë kthyer sytë nga Lartmadhëria e saj. Në fron për 65 vite rresht, është më se e natyrshme që Mbretëresha t’ia trashëgojë kurorën dikujt tjetër.

Krejtësisht koshiente lidhur me këtë, Elisabeta po këshillohet me rrethin e saj të ngushtë lidhur me një nga ndryshimet më të mëdha që pritet të ndodhë në pallatin mbretëror.

Kandidati më i mirë për t’u ulur në fronin angles është Princi Çarls, e kjo do të jetë totalisht e mundur nëse Mbretëresha arrin moshën 95-vjeçare në krye të oborrit mbretëror. Duke udhëhequr që në 1953, Elisabeta është anëtarja femër më e vjetër angleze që mban kurorën për kaq gjatë. Komentatori rojal, Robert Jobson ka deklaruar se: “Mbretëresha është koshiente për moshën e saj dhe po sigurohet, që kur të vijë çasti i duhur, kurora t’i kalojë dikujt tjetër”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme