Sipas sondazhi nga HSBC, i cili kërkoi më shumë se 5.000 udhëtarë anembanë globit të tregonin përvojat e tyre të fluturimit dhe lidhjet që kanë bërë aty, del se një në çdo 50 udhëtarë ka gjetur dashurinë e jetës në avion.
Anketa u krye në korrik 2018 dhe përfshin përgjigjet nga udhëtarë të 141 vende të ndryshme.
Kjo anketë zbuloi gjithashtu se 16 përqind e udhëtarëve kishin formuar një lidhje biznesi gjatë një fluturimi, ndërsa 14 përqind kanë bërë miqësi të gjata me njerëzit që takoheshin gjatë fluturimit.
Ndërsa 51 përqind e të anketuarve treguan se kanë pasur bisedë me njerëz të huaj gjatë një fluturimi të tyre.
Nëse shpresoni të takoni një person të veçantë gjatë fluturimin tuaj të ardhshëm, ka disa aplikacione që mund t’ju ndihmojnë. Për shembull, btrfly ju lidh me udhëtarët në 380 aeroportet anembanë botës kur futni informacionin tuaj të fluturimit ose aeroportin, ndërsa aplikacioni me bazë në internet Planely punon si një rrjet social për qiellin, duke ju lidhur me udhëtarët tjerë që kanë interesa të përbashkëta, mund të takohen në fluturim ose në terren.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...