Çdo ditë i thoshte ‘tungjatjeta’ këtij plaku të pastrehë, vajza u mahnit nga letra që plaku ia dha asaj

23:46 | 18 Shtator 2018
A. B.

Shumë njerëz kanë një tendencë të pashpjegueshme për t’i gjykuar njerëzit shumë shpejtë, pa asnjë justifikim dhe kjo e bën botën të jetë e vrazhdë.

Vetëm të mendoni si reagojmë shumë nga ne kur shohim ndonjë të pastrehë në rrugë, i pa larë, i pa rruar?

Shumica e njerëzve mundohen t’i shmangen kontaktit me ta ose shpesh kur një lypës kërkon lëmoshë njerëzit krejtësisht bëhen sikur nuk dëgjojnë por ndoshta këto nuk janë veprimet e duhura.Kapitalizmi e ka kapluar botën dhe çdo ditë po bëhet më e vrazhdë ekzistenca. Disa njerëz thjeshtë nuk kanë pasur fat ose kanë gabuar ndonjëherë, por nëse ke humbur një betejë në jetë, nuk do të thotë se lufta ka përfunduar.

Ne shpesh priremi të harrojmë se çdo njeri ka një histori për të treguar dhe t’i gjykojmë për nga mënyra e jetesës së tyre. Kështu së paku ka ndodhur me një të pastrehë i cili quhet Raimundo Arruda Sobrinho, një burrë 77 vjeçar i cili jeton në rrugët e qytetit Sao Paulo të Brazilit, transmeton lajmi.netShtëpi ose pa shtëpi, kjo për të nuk kishte fare rëndësi, ky burrë i vjetër ka kaluar 35 vitet e fundit duke ndjekur pasionin e tij. Ai shkruan poezi dhe tregime të shkurta dhe fare nuk e ka në mendje të jetë i njohur për pjesën tjetër të botës kur thotë se ndihet i lumtur duke bërë atë që dëshiron ta bëjë.

Por një ditë, çdo gjë ndryshoi. Kjo ishte dita kur një grua me emrin Shala hyri në jetën e tij. Ajo vuri re se Raimundo shkruante, biseduan çdo ditë dhe u bënë miq. Raimundo i dha si dhuratë disa nga poezitë dhe shkrimet e tij.

Videoja më poshtë konsiderohet si një dokumentar i shkurtër dhe tregon se si ka ndryshuar jeta e këtij 77 vjeçari tani kur Shala i pa shkrimet e tij dhe hapi një faqe në Facebook për t’i ndarë me të tjerët.Për më tepër, kjo video tregon se në jetë gjithçka është e arritshme kur ekziston pasioni edhe pse kthetrat e kapitalizmit e kanë shtypur një pjesë të madhe të njerëzimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme