Burger King pranon përdorimin e mishit të kalit gjatë përgatitjes

13:54 | 14 Tetor 2016
Arbresh.info

Për shumë vite, Burger King (e njohur botërisht për zinxhirin e suhqimit të shpejtë) është akuzuar për përdorimin e mishit të kalit nëpër shitoret e tyre, të cilët gjithnjë e kanë mohuar këtë, deri tani.

Të enjten e kaluar, pas një kohe të gjatë, ata dhanë deklaratën e tyre në të cilën konfirmuan të gjitha theashethemet lidhur me punën e tyre. Ata gjithashtu kërkuan falje publike për klientët e tyre për testet e rreme.

Silvercrest – kompania e cila ka prodhuar mishin për ‘Burger King’ ka përdorur përbërës në mish që janë të ndaluar qysh nga viti i kaluar.

Në deklaratën e tyre ata thanë se zbuluan që Silvercrest ka përdorur mish viçi nga furnizues të paligjshëm polakë dhe se ata kishin gënjyer për përdorimin 100% të mishit të viçit britanik dhe irlandez.

Për këtë arsye ata mënjëherë ndërprenë bashkëpunimin e tyre për shkak se ajo ishte krejtsisht kundër rregulloreve të tyre./ferma.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme