Breshkat mund të ngordhin shpejt edhe nëse hanë vetëm një copë të vogël plastike

10:01 | 13 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Deri në kohët e fundit ka qenë e paqartë nëse plastika në oqeane ndikonte në vdekjen e hershme të breshkave.

Së fundmi është konfirmuar se një breshkë detare mund të vdesë nëse gëlltit edhe një copë të vogël plastike, transmeton portali arbresh.info

Shkencëtarët nga CSIRO Oceans dhe Atmosfera, kanë bërë analiza me rreth 1000 breshka të ngordhura në brigjet e detit të Australisë dhe kanë gjetur se plastika ndikon në vdekjen e shpejtë të breshkave.

“Ne e dinim se breshkat po konsumonin shumë plastikë, por nuk ishin të sigurtë nëse kjo ndikon drejtpërdrejtë në vdekjen e tyre të shpejtë”, tha  Dr Chris Ëilcox , shkencëtar i kërkimit me CSIRO Oqeanet dhe Atmosfera.

Shkencëtarët kanë zbuluar se palstika dëmton zorrët e breshkave, e cila më pas dërgon edhe në vdekjen e shpejtë të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme