Nëse jeni kuriozë të dini si është të kaloni një natë në hotelin më luksoz e më të shtrenjtë në rruzullin tokësor, mirë se erdhët ! Living hap dyert e The Burj Al Arab në Dubai dhe përshtat në shqip përvojën e reporteres së tabloidit “The Mirror” Julie McCaffrey!.
I ndërtuar në mes një ishulli dhe detit ngjyrë turkuaz ngrihet në lartësinë 321 metra në qiell duke krijuar idenë se çdokush që pushon këtu mund të arrijë të kapë yjet. Hoteli është vendqëndrimi i preferuar i shumë yjeve si Selena Gomez, Kendall Jenner, piloti Leëis Hamilton apo supermodeles Claudia Schiffer, të cilit minimumi kanë paguar për një dhomë 13 mijë e 800 paund (nëse kanë zgjedhur suitën mbretërore).
Miqtë merren me makina Rolls Royce që i zbret deri në tapetin e kuq të hotelit. Çdo gjë duket të jetë e larë në flori dhe televizori është aq i madh saqë telekomanda të duket si e ndonjë piloti avioni.
Petalet e trëndafilit mbulojnë sipërfaqe të tëra dhe dyshekët janë me 3 shtresa, me më shumë se 16 jastëkë saqë të duket se të duhen shkallë të hipësh mbi dyshek të rehatohesh. Çdokush që pushon në këtë hotel trajtohet sikur të ishte një pjestar i familjes mbretërore dhe ne nuk kishim dyshime për këtë fakt.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA