Rrjeti televiziv “CNN” ka realizuar një reportazh në një burg të Norvegjisë, i cili nuk duket aspak si shumica e burgjeve në SHBA, apo vende të tjera.
Sistemi i burgjeve në Norvegji është projektuar mbi bazën e tri vlerave: normalitetin, njerëzimin dhe rehabilitimin.
“Ne hamë darkë me të burgosurit së bashku dhe për ta është normale, ndërsa për ne është mënyra e të punuarit me ta”, tha një zyrtar i burgut.
“Unë flas me ta rreth jetës, unë flas me ta për jetën time. Unë nuk mendoj për atë që ata kanë bërë, është e kaluar. Detyra ime është të shikoj në të ardhmen dhe ti ndihmoj ata për të ardhmen”, shprehet ai.
Në SHBA, burgu shihet përgjithësisht si ndëshkim për krimet e kryera. Por Norvegjia mund ta ndryshojë këtë.
Në vitin 2015, drejtorët e burgut dhe ligjvënësit nga Dakota e Veriut udhëtuan për të parë burgjet.
Udhëtimi ishte pjesë e një programi që merr zyrtarët e shtetit për të vizituar vendin. Kur liderët u kthyen, Dakota e Veriut ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistemin e saj të burgjeve.
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit