Google ADS

Brazilianët kapin një anakondë 10-metërshe (Video)

22:44 | 25 Shtator 2016
Arbresh.info

Në Paras të Brazilit është gjetur ndoshta gjarpri më i madh në botë

Anakonda u zbulua nga punëtorët të cilët po hapnin themelet e një godinë.

Për të larguar zvarranikun e frikshëm u desh ndërhyrja e disa personave dhe përdorimi i vinçave e zinxhirëve.

Gjarpri është i gjatë mbi 10 metra, peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi.

Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja e tij është përhapur me shpejtësi.

Shumë komentues kritikojnë lidhjen me zinxhirë, e ndoshta edhe vrasjen e gjarprit, pasi sipas tyre ai duhej të lihej i lirë në habitatin e vet natyror, transmeton Shqip.

Pavarësisht këtyre komenteve, fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë.

https://www.youtube.com/watch?v=mpxWAXvDgzs

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme