Një botim i ri i ditarit të Ana Frankut e sjell lexuesin më afër vajzës së kthyer në simbolin e vuajtjeve të hebrenjve gjatë Holokaustit.
I mbështetur me kujdes të shtuar mbi dorëshkrimet e adoleshentes së dërguar drejt vdekjes në një kamp përqendrimi nazist, ky version është ai që Ana vetë kishte dashur të shihte më së pari dritën e diellit.
E mbijetuara e Holokaustit, Laureen Nussbaum, e njihte familjen e saj nga koha kur jetonin në Amsterdam, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo rrëfen se me Anën nuk ishin shoqe të ngushta, por kishin interpretuar një pjesë së bashku në vitin 1941. Nga sa tregon Nussbaum, Ana kish mbajtur dy ditare: atë origjinal dhe versionin e rishikuar pas kishte mësuar për planet për grumbullimin e ditareve dhe dokumenteve të tjera gjatë luftës.
Botimi i ri është libri që Ana donte të shkruante e publikonte, thotë Nussbaum, sot 91 vjeç. Varianti i vitit 1947, sipas saj, është një “amalgam i origjinalit dhe dorëshkrimit të rishikuar”, i cili u botua asokohe nën kujdesin e të atit, Otto Frank.
Edicioni i ri, i titulluar “Liebe Kitty” (e dashur Kitty), është sipas drejtuesve të muzeut “Ana Frank” në Amsterdam disi më i vërtetë dhe e afron më shumë me publikun figurën e kësaj vajze, emri i së cilës ka mbetur i pashlyer në kujtesën botërore./tch/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...