Në univers, veçanërisht në galaktikën tonë, ka një numër të madh sistemesh me shumë yje ku dy ose më shumë yje rrotullohen përreth njëri-tjetrit.
Në shumë nga këto sisteme, yjet përplasen me njëri-tjetrin. Një dukuri që ka qenë e njohur për astronomët për një kohë të gjatë. Por shkencëtarët thonë se një përplasje që ka ndodhur pothuajse dy mijë vjet më parë, do të mund të shihet së shpejti me sy të lirë.
Para 1 mijë e 800 vjetësh, në shekullin e tretë, Perandoria Han e Kinës ishte e ndarë në tre mbretëri, qytetërimi Maja kishte hyrë në periudhën klasike, Roma ishte në një gjendje anarkie ushtarake dhe në botë mbizotëronte paganzimi. Në këtë kohë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qiell, dy yje u përplasën me njëri tjetrin në plejadën e Cygnusit.
Por askush nuk mundi ta shihte një gjë të tillë. Shpërthimi ndodhi 1 mijë e 800 vjet vite drite larg, që do të thotë se ndriçimi që u përftua nga ajo përplasje yjesh, do të arrijë tek ne 1 mijë e 800 vjet më vonë.
Kjo do të ndodhë në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh dhe studentësh në Kolegjin Calvin në shtetin e Miçiganit. Astronomi Larry Molnar, që kryesoi grupin parashikon se shkëlqimi i shpërthimit do të jetë një nga objektet më ndriçuese në qiellin e natës, për një kohë të gjatë.
“Dy yjet janë aq pranë njëri-tjetrit saqë sikur prekin njëri-tjetrin”, thotë ai.
Profesor Molnar thotë se distanca mes yjeve është e barabartë me 1.5 e diametrit të tyre dhe atyre u duhen vetëm 11 orë që të shkojnë përreth njëri-tjetrit.
“Ato mund ta bëjnë këtë në mënyrë të qëndrueshme për miliona vjet, por në rastin e këtij ylli, rezultoi se periudha orbitale po shkurtohej gjithnjë e më shumë dhe ritmi po përshpejtohej. Ky ishte sinjali për ne”, tha profesor Molnar.
E thënë ndryshe, këta yje në plejadën Cygnus po afrohen më pranë njëri-tjetrit pas çdo rrotullimi, si dy sfera të lidhura nga një shufër.
“Ajo që e bëri këtë proces edhe më interesant ishte puna me studentët, veçanërisht njëri prej tyre, Dan Van Noord. Në fakt ishte ai që pati idenë”, thotë profesor Molnar.
Përplasja do të çlirojë një energji të jashtëzakonshme dhe një yll i ri do të lindë.
“Kështu krijohen yjet e rinj dhe shtresa përreth tij shpërthen, çlirohet dhe kthehet në mjegullnajë, që shkëlqen për një kohë shumë të shkurtër, por pas një fare kohe përhapet, bëhet transparente dhe e humb shkëlqimin dhe ajo që mbetet për t’u parë në brendësi është si një bërthamë gjigante”.
Mbi 80 për qind e yjeve në galaktikën tonë bëjnë pjesë në sisteme shumëyjore, me dy ose më shumë yje. Imagjinoni sikur të kishim edhe në sistemin tonë diellor dy ose më shumë diej.
Astronomët thonë se jemi me fat që kemi një diell që na jep jetë dhe mundësinë të shijojmë mrekullitë që gëzojmë prej shkëlqimit të tij nga agimi e deri në perëndim çdo ditë./VoA
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?