Bota do të përballet me temperatura rekorde gjatë vitit 2019

22:12 | 20 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Temperaturat e larta do të godasin mbarë botën në vitin 2019, kanë parashikuar shkencëtarët e meterologjisë.

Temperatura mesatare globale e vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth 1.1C mbi nivelet para-industriale, duke e çuar atë afër ngrohjes rekord të parë në 2016, kur temperaturat arritën kulmin në 1.15C mbi periudhën 1850-1900 të përdorur si bazë për ngrohjen globale, transmeton portal arbresh.info

Rritja e temperaturave pritet të ndodhë për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu, të kombinuara me ngrohjen modeste nga fenomenti i motit El Nino në Paqësor, gjë që shton temperaturat edhe më tej, thanë shkencëtarët.

Më pas ata kanë parashikuar se vlerësimet nga janari deri në tetor tregojnë temperaturat rreth 0.96 gradë Celcius mbi nivelet e para industriale.

Pritet që viti i ardhshëm të thyejë rekord mbi ngrohjen që ka parë bota gjatë viteve të fundit.

“Parashikimet tona sugjerojnë se deri në fund të vitit 2019, do të përballemi me të vitin më të ngrohtë të regjistruar në vitet e fundit”, tha Professor Adam Scaife./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme