Bosi i mafias: Berluskoni është tradhëtar

21:11 | 9 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Bosi i mafias, Giuseppe Graviano, e ka përshkruar ish-kryeministrin Silvio Berluskoni si një tradhtar.

Komenti është përgjuar gjatë një bisede me të burgosur, transkripti i të cilit është përfshirë në dëshmi për gjykimin në negociatat e dyshuara midis shtetit dhe mafisë në fillim të viteve 1990, transmeton portali arbresh.info

“Kur Berluksoni filloi në vitet e ’70-ta, e nisi me këmbë të mbarë, por në fund përfundoi aty ku është”, tha Graviano.

“Kur u gjend me një party në vitin 1994, në gjendje të dehur ai tha se ‘nuk mund të ndajë asgjë me ata që i kanë ndihmuar’. Ai e distancoi veten dhe është një tradhëtar”, shtoi ai.

Bisedia e Gravianot u regjistrua përderisa po bisedonte me një shok qelie në burgun Ascoli Piceno.

“Berluskoni kërkonte favore dhe kjo ishte arsyeja pse kishte urgjencë” , tha ai.

“Ai e di që unë nuk flas, sepse ai e njeh karakterin dhe aftësitë e mia, por ai nuk nuk është asgjë tjetër, pos një person me duar të pista. Por vetëm ta dinin se si hyri në qeveri dhe që ka bërë gjëra të turpshme dhe të padrejta”, shtoi ai.

“Unë po bëj 24 vite burg dhe familja ime është shkatërruar”, tha ai.

Sipas Gravianos, bombat që lanë të vdekur 20 persona në vendet fetare në Romë dhe Milano gjatë vitit 1993 nuk ishin vepër e mafias siciliane.

Duke iu referuar vrasjeve të Mafia-s në vitin 1992 të magjistratëve anti-mafisë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ai tha se “atëherë kishte masakra të tjera në vitin ’93, por kjo nuk ishte mafia, ata thonë se ishte mafia”.

Ai vuri në dukje se qeveria kishte lehtësuar regjimin e ashpër për 450 bosët e mafia në nëntor të vitit 1993./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme