Shkencëtarët rusë po përpiqen të kuptojnë shkallën e rrezikut të mundshëm nga prania e mikroplastikës në borën siberaiane, e cila përbën një kërcënim të madh për mjedisin në atë rajon.
Për shkëncetarët është shumë shqetësuese që ndërsa bora shkrihet gradiualisht, mikroplastika depërton në ajër, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Tomskut (TSU) thonë se ata kanë mbledhur mostra dëbore nga 20 rajone të ndryshme siberiane – nga malet Altai në Arktik – dhe se gjetjet e tyre paraprake konfirmojnë praninë e fibrave plastike në dëborë, të cilat transmetohen nga ajri në distancë pjesë të shkretëtirës siberiane, shkruan Reuters.
“Është mjaft e qartë që mikroplastika nuk gjendët vetëm në lumenj dhe dete, por edhe në tokë dhe në organizma të gjallë, madje edhe në atmosferë”, tha Julia Frank, drejtore shkencore e Qendrës Siberiane për Mikroplastikë në Universitetin e Tomsk.
Mikroplastikat, të cilat formohen kur copa më të mëdha të mbeturinave plastike shpërbëhen me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë gjenden në ajër, ushqim, ujë të pijshëm dhe madje edhe në akullin Arktik. Shkencëtarët shqetësohen gjithnjë e më shumë se kanë frikë se mikroplastikat mund të rrezikojnë shëndetin e njeriut dhe florën dhe faunën detare, megjithëse ende nuk ka konsensus për këtë çështje.
Shkencëtarët nga Universiteti i Tomsk më parë kanë zbuluar mikroplastikë në traktin tretës të peshqve të kapur në lumenjtë siberianë./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit