Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bleta është përfshirë zyrtarisht në listën e specieve në zhdukje.
Insekti i vogël përveç mjaltit tejet të shëndetshëm për njerëzit, ka një rol të pazëvendësueshëm në jetën e botës. Në SHBA, 90% e familjes së bletës ka humbur dhe kjo është arsye e madhe për shqetësim.
Bleta u propozuar fillimisht të përfshihet në këtë listë në shtator 2016, pasi popullsia e saj në 20 vite e fundit është ulur ndjeshëm për shkak të pesticideve, ndryshimeve klimaterike dhe humbjen e habitatit natyror, raporton Reuters.
Pavarësisht rënies dramatike të popullsisë, qeveria në ikje amerikane dhe ajo në ardhje u përfshinë në debate, duke sjellë vonesa për të shtuar insektin e vogël por të dobishëm në listën e specieve të rrezikuara.
Është thënë jo pak herë se nëse do të zhduken bletët, do të zhduket edhe jeta në tokë.
Bleta ka rolin kryesor në pjalmimi e luleve të shumicës prej pemëve, domosdoshmërish e lidhur edhe me prodhimet e tyre më pas.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja