Një biznesmen japonez kishte vendosur një orë me vlerë 800.000 dollarëshe në dorë, ndërsa po dilte nga një hotel me 5 yje në Paris.
Ai po pinte një cigare jashtë hotelit “Napoleon” afër Arc de Triomphes dhe Champs-Elysées kur një hajdut ia merr orën nga dora.
Hajduti iu afrua me pretekstin për t’i marrë një cigare dhe kur biznesmeni nxori dorën nga xhepi ai ia mbërtheu orën me forcë dhe iku me vrap.
Ora ishte e markës “Richard Mille Tourbillon Diamond Twister”.
Ora luksoze zvicerane ishte e mbuluar me diamante dhe vlera e saj ishte 830.000 dollarëshe.
Policia është në aksion për kapjen e hajdutit.
Ora mund të shitet në tregun e zi rreth 30% ose 50% më pak se vlera e saj e vërtetë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit