Bimët për shtëpi sipas Feng Shui

17:58 | 17 Prill 2016
M. A.

Sipas ‘Feng Shui’ ekzistojnë disa bimë të dhomës, të cilat në hapësirën tuaj jetësore do të shtojnë më shumë kualitet, në krahasim me disa të tjera.

Feng Shui preferon bimët me formë rrethore, sepse energjia jetësore lëviz në cikle-rrathë, kështu që bimët e këtilla do t’ju mbështesin më së miri me energjinë e tyre, transmeton Telegrafi..

Si fillim, është shumë me rëndësi që gjithçka jo-natyrore të largohet nga shtëpia juaj. Në radhë të parë duhet t’i largoni lulet plastike ose ato të thara. Gjërat e tilla përhapin energji negative dhe sa më gjatë që do t’i keni në shtëpinë tuaj, aq më shumë energji negative do të thithni dhe pastaj edhe vetë ju do të bëheni negativ.

color-ideas-for-living-rooms

Në vazo mbani vetëm lule të freskët dhe atë mbajeni në mes të hapësirës. Ajo do t’i thith aromat dhe toksinat. Çdo ditë ndërrojani ujin dhe largoni gjethet e vyshkura. I vetmi përjashtim nga ky rregull është livanda aromatike, sepse simbolizon qetësinë dhe relaksimin. Vetëm ajo mund të shfrytëzohet edhe e thatë.

Sipas Feng Shui energjinë pozitive në shtëpinë tuaj do ta përhapin të gjitha bimët me gjethe të trasha. Këtu hyjnë aglaonema, krotoni, eheveria, difenbahia, aguliçja, manushaqja etj. Gjethet e trasha janë më rrethorë dhe ofrojnë më shumë lumturi.

8eDuj1Y

eheveria

Edhe pse bambusi nuk është bimë tipike për zbukurim, ai konsiderohet si një zgjidhje e shkëlqyer për kuzhinën dhe banjën tuaj, sepse ka nevojë për lagështi që të rritet.bambus

Për mbjellje mund të shërbejnë gurët e imët ose dheu i zakonshëm, të cilin gjithmonë duhet ta mbani të njomë.

Palmat janë bimë paksa më të mëdha dhe janë të përshtatshme për hapësira shumë të mëdha ose për korridore.

palma

Palmave iu pengon ajri i thatë, por edhe lagështia, prandaj ato duhet të ujiten mesatarisht (jo shpesh).

Liana, për shkak të elasticitetit të saj ajo zbut linjat e mprehta të orendive shtëpiake, sirtarëve, dritareve etj. Nëse kujdeseni mirë për të, ajo do të rritet shumë shpejt.liana

Në vend të lianës mund përdorni edhe shporta të varura, në të cilat mund të vendosni bimë me gjethe rrethore, më së miri në skajet e dhomave, të cilët në këtë mënyrë do t’’i mbuloni.

Zgjidhja më e keqe janë kaktuset.kaktus

Ekziston një mendim se njerëzit të cilët kanë karakter “të shpejtë” dëshirojnë të jenë të rrethuar me kaktuse ose bimë tjera me gjemba

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme