Bill Gates u bë pjesë e Reddit, në sesionin “Më pyesni çdo gjë”, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh, duke filluar nga mendimet e tij mbi ndryshimet klimatike në birrën e tij të preferuar.
Megjithatë, përgjigjia më interesante e miliarderit, ishte se si u bë aq i suksesshëm dhe i pasur.
“Më ka ndihmuar shumë edukimi i mirë, shkolla publike nga klasa e gjashtë dhe më pas shkolla private ku vazhdova studimet,” tha Gates. “Pra me shumë mundësi unë nuk do të isha i suksesshëm nëse nuk do t’i isha përkushtuar teknologjisë dhe matematikës ashtu siç zgjodha të bëj.”
Formulimi i pyetjes ishte shumë interesant: A do të ishte bërë kaq i suksesshëm Bill Gates, nëse do të vinte nga një familje me të ardhura të ulëta.
Babai i Gates ishte një avokat në vendin e tij të lindjes. Në moshën 13 vjeçare ai u fut në shkollën Lakeside, e cila ishte një nga 6 shkollat private më të mira në vend. Gates më pas ndoqi për dy vjet Universitetin e Harvard, përpara se ta linte dhe të fillonte kompaninë Microsoft.
“Unë isha një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme. Unë kam qenë shumë i mirë në shkrimin e kodit që në moshën 20 vjeç. Ëndrra për realizimin e kompjuterit u bë realitet në vitet 1990,” tha ai. “Tani unë jam duke punuar për të qenë një baba i mirë dhe të përmbush qëllimet ambicioze të Fondacionit që janë zhdukja e poliomelitit dhe malaries. Unë mendoj se është gjithmonë mirë të kemi qëllime ku suksesi juaj është në dyshim dhe unë e kam këtë në shumë fusha duke përfshirë punën që bëj për ndryshimet klimatike”.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...